Refuzohet ekspertiza e dytë mjeko-ligjore për trupin e Kaçifas

Tuesday, 30 October 2018 09:33

Pala shqiptare ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandino Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek. Tvklan.al ka mësuar se ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë. Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin. Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve greke.

Trupi i Kostandino Kaçifas qëndron prej ditës së djeshme në morg. Mesditën e së hënës, mjeko-ligjorët njoftuan familjen që mund të tërhiqnin trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, familjarët refuzuan dhe kërkuan ekspertizë nga mjekë grekë. Por tvklan.al ka mësuar sot se pala shqiptare ka refuzuar diçka të tillë, me argumentimin se ekspertiza shkencore mjeko-ligjore është kryer njëherë dhe nuk mundet që të kryhet për herë të dytë.

Ndërkohë, burime nga Policia e Gjirokastrës i kanë thënë Tvklan.al se hetuesit sot kanë shkuar përsëri në fshatin Bularat, aty ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Hetuesit do të kërkojnë të bëjnë mbledhjen e provave të tjera në zonën ku ndodhi përplasja e dytë me armë, pra në momentin kur Kostandino Kaçifa qëlloi me breshëri ndaj patrullës “Shqiponja” teksa po arratisej drejt kodrës. Momentin e parë, minoritari grek qëlloi automjetin e patrullës së policisë. Hetuesit thonë se momenti i dytë i të shtënave është kur 35-vjeçari qëlloi mbi forcat “Shqiponja” teksa po largohej. Dhe momenti i tretë është shkëmbimi i zjarrit kur ishte i rrethuar tek kodra e fshatit pranë depos së ujit.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 10:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...