VIDEO-Paralajmërimi i kreut të Departamentit të Klimës: Bëni kujdes, çfarë pritet të ndodhë sot e nesër në Shqipëri!

Tuesday, 30 October 2018 11:30

Gjatë ditës së sotme Shqipëri pritet që të preket nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. Kreu i departamentit të Departamenti të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Pr.Petrit Zorba shpjegoi në një intervistë për gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Përtëfol” në SCAN se situata e ditës së sotme pritet me pasoja negative, por jo vetëm nga reshjet e shiut por edhe nga një stuhi që prek Ballkanin Perëndimor.

“Situata e sotme paraqitet vërtetë, nuk mund të themi, ta agravojmë, në termin dramatike por pritet me pasoja mjaft negative. Pasi një stuhi e kategorisë së dytë është parashikuar për zonën e Ballkanit Perëndimor ku në mënyrë të veçantë preket Shqipëria, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe Mali i Zi ku përveç reshjeve intensive që nuk është se do të arrijnë nivele të jashtëzakonshme është problematike më tepër era. Në këtë rast stuhia kap gjithë territorin e vendit tonë. Kjo është pjesë e një situate vorteksi që që ditën e djeshme ka qenë në pjesën juglindore të Francës dhe në veriperëndim të Francës.

Ne ndodhemi në periferi të asaj dhe aktualisht që nga dita e djeshme, e pardjeshme dhe sot, ne kemi këto temperatura të larta për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë nga jugu, nga mesdheu, nga veriu i Afrikës.

Dhe për pjesën tonë, ku ndodhemi ne, këto masa ajrore që kalojnë mbi Adriatik dhe Jon pasqyrohen me avuj uji dhe për rrjedhojë në territorin tonë, në vijën bregdetare në mënyrë të veçantë dhe në brendësi do të shoqërohet me reshje intensive besoj në pjesën e dytë të ditës së sotme dhe deri nesër në drekë.

Ndaj të gjithë, që nga qytetari më i thjeshtë deri të ai i pushtetit vendor ose institucionet e emergjencave civile, duhet të kenë një nivel më të lartë gatishmërie për të eleminuar edhe ato lëvizje që nganjëherë nuk janë të nevojshme të bëhen” tha Zorba.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 11:32

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...