Shqiptarët drejt Holandës 5-fishohen – Gusht – Shtator, numri i azilkërkuesve sa i gjithë viti 2017

Tuesday, 30 October 2018 11:43

Gjatë muajve Gusht-Shtator, numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Holandë është i njëjtë me të gjithë vitin e kaluar. Të dhënat e Zyrës së Statistikave në Holandë flasin kështu për një tendencë të re të shqiptarëve, të cilët gjatë muajve të fundit janë dyndur në Holandë. Gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i shqiptarëve azilkërkues në Holandë është pesëfishuar në krahasim me tremujorin paraardhës tregojnë të dhënat zyrtare.

Kështu, vetëm gjatë tremujorit të dytë, në Holandë kanë aplikuar për herë të parë për azil 345 shqiptarë, nga 70 të tillë gjatë tremujorit paraardhës. Muaji shtator mban rekordin, me rreth 200 shqiptarë. Të dhënat bëhen edhe më alarmante po të kemi parasysh faktin se, thuajse gjysma e azilkërkuesve janë nën 18 vjeç, ç`ka do të thotë se, në pjesën dërrmuese, shqiptarët azilkërkues janë familje, pra çifte me fëmijë. Ndër 345, 150 prej tyre janë djem dhe vajza, thonë të dhënat zyrtare të Zyrës së Statistikave në Holandë.

Paçka se, shifrat janë ende larg atyre të viteve 2015-2016, kur numri i shqiptarëve azilkërkues i kalonte 1 mijë, shifrat e dy muajve të fundit flasin për një tendencë të re të shqiptarëve nëpër Europë. Përgjatë të gjithë 2018-ës, numri ngjitet në 460, ndërsa shqiptarët vijojnë të jenë grupimi i 5-të më i madh i azilkërkuesve në vend. Diçka duket se ka ndodhur me kanalet e kalimit të paligjshëm të kufijve, nga Shqipëria në Europë, dhe shqiptarët po e shfrytëzojnë këtë për t`u larguar drejt një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në kontinentin e vjetër, siç është Holanda.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 11:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...