Tanimë është bërë zakon. Sadopak reshje shiu të bie disa prej qyteteve shqiptare përmbyten.
Me reshjet e sotme përmbytur menjëherë qytetet e Durrësit dhe Vlorës. Gjithashtu është bllokuar puna edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës, duke mos u nisur asnjë traget.
Në Durrës kanë mjaftuar pak minuta shiu për tu përmbytur i gjithë qyteti.
Në Vlorë mësohet se ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve për shkak të shiut dhe të erës.