SKANDALI/ Kosovari i laboratorit të heroinës u lirua nga policia, pas arrestimit

Tuesday, 30 October 2018 16:35

Bllofi në ndërhyrjen e policisë për laboratorin e heroinës në Has u pa qartë kur dolën emrat e të arrestuarve. Në pranga ranë vetëm punëtorët, disa banorë të fshatit Brenogë, mes të cilëve një grua dhe një i moshuar 76 vjeçar, që gykata i la të lirë në seancën më të parë.

Organizatorët e trafikut të drogës, një prej të cilëve është identifikuar si Admir Hoxha, ishin arratisur, por Lapsi.al arriti të zbulojë disa të dhëna mbi dinamikën e ngjarjes, që e thellojnë akoma më shumë skandalin.

Në 18 tetor, ditën kur forcat speciale mësynë në Has, njëri prej organizatorëve të trafikut të qindra kilogramëve heroinë, i quajtur Naser Adem Gashi u kap nga policia në pikën kufitare të Morinës. Për Naser Gashin kishte një vendim nga Gjykata e Tiranës me 7.4 vite burg. Për këtë arsye ai lëvizte me dokumenta të falsifikuara, me identitetin e rremë, Samir Bula. Policia kufitare e zbuloi pikërisht në datën 18 tetor, kur Naser Adem Gashi, tentoi të kalonte kufirin për në Kosovë.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se sapo zbuluan se Gashi ishte në listën e personave në kërkim, policia kufitare e Morinës i vuri prangat dhe e dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Kukës.

Skandali qëndron në atë që ndodhi me të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Gashi nuk u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duhej të niste vuajtjen e dënimit, por në rrethana të dyshimta, u la i lirë.

Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit nuk e dinin se kishin në qeli një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e operacionit të forcave speciale në Has. Pavarësisht kësaj, Naser Gashi duhej dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sepse mbi të rëndonte dënimi me mbi 7 vite burg për trafik droge.

Kur policët e Kukësit kuptuan se kishin lënë të lirë një nga kokat e trafikut të drogës ishte tepër vonë. Të dhënat e Naser Gashit janë rikthyer këto ditë në të gjitha pikat kufitare me shpresën se ai do të arrestohet sërish, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Në faqen e policisë së shtetit, Naser Gashi rezulton ende në listën e personave në kërkim.

I njëjti burim tha për Lapsi.al se po tentohet që skandali të mbahet i fshehtë, por mjafton të kontrollohen regjistrat e ndalimit të datës 18 tetor në pikën kufitare të Morinës, për të kuptuar se një nga organizatorët e trafikut të heroinës në Has ishte në duart e policisë dhe u la i lirë, vetëm disa orë më pas.

Madje drejtues të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar drejt Kosovës këto ditë, për të kërkuar me ngulm nga kolegët kapjen e Gashit dhe mbylljen e skandalit në heshtje. Në laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit u

Në operacionin e Hasit, morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale. Aty u sekuestruan 182.5 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.© Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...