×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndërkohë që vajzat në Tiranë e kanë mendjen nga ‘blloku’, shikoni çfarë bëjnë bashkëmoshataret e tyre në Dibër…

Tuesday, 30 October 2018 20:50

Ndërkohë që shumë vajza në Tiranë apo edhe në qytete të tjera mendojnë se çfarë fustani do të veshin për të dalë në Bllok, këto vajza në Dibër mendojnë për acarin dhe të ftohtin që duhet të durojnë për të mbijetuar.

Një qytetar nga Dibra që jeton jashtë Shqipërisë, konkretisht në Greqi, por që erdhi për disa ditë në vendin e tij, ka fokusuar në aparat këto vajza, të cilat janë të veshura me çizme dhe me bluza, për të punuar më lehtë. Ato ngrenë dëngje të mëdha me kashtë, si dhe shkojnë në mal për të ruajtur kope të mëdha me dele.

Gjithashtu, mbanin edhe ujë në shpinë, jeta e tyre është vetëm punë, punë dhe vetëm punë krahu, ndërsa presin që fati të trokasë në derë duke shpresuar se tek shtëpia e burrit do të jenë më mirë.

S’ka nevojë të shkojmë shumë larg, kontrastin e madh e kemi në Shqipëri, të bukura janë edhe këto vajza, madje natyrale ashtu siç i ka bërë nëna, por fati nuk është treguar shumë i mirë me to.

“Përshëndetje JOQ! Isha në Shqipëri në këto ditë të ftohta dhe desha të ndaj me ju jetën dhe sfidën që kalojnë vajzat e reja dibrane me këto foto. Kishin një kope me dele dhe kalonin tmerrin duke ngarkuar ushqimin në shpinë, madje mbanin edhe ujë, ruanin delet, shkonin në mal dhe prisnin dëllinja për blektorinë. Këto foto janë bërë në një fshat të thellë në Cafmurre, unë dua t’i falenderoj këto vajza”,– është shprehur Miftar Shehi, i cili ndryshe nga të tjerët, nuk kërkon që të rrijë anonim, por të tregojë me zë të lartë  këtë pjesë të Shqipërisë që shumë pak e njohin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...