Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas

Tuesday, 30 October 2018 21:42

Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për “BalkanWeb” se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizën privatisht në Dervican me mjek grek.

Më herët në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...