Baxhanaku i Ramës, në skemën mafioze të koncesionit të faturave për Romanën dhe Olsin

E mërkurë, 31 October 2018 12:00

Baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu është pjesë e skemës mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit.

Deklaratën e bëri deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një konference për shtyp.

Sipas saj kompania e baxhanakut të Edi Ramës ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë, por për të legjitimuar procesin.

Tabaku u shrpeh se me paketën antimafia askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin.

Deklarata e plotë e deputetes Tabaku

Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama.

Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.

Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare.

Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.

Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe më herët se është kjo kompania e baxhanakut të Edi Ramës që merr pjesë si garuese farsë për të mbuluar tenderat e dhënë nga qeveria ish ortakut të tij. Jo pak, por 15.6 milionë euro tendera i ka dhënë qeveria e Edi Ramës baxhanakut të Edi Ramës nëpërmjet ortakut të baxhanakut.

Fiktiviteti në garë me ofertues farsë dhe me baxhanakun e Edi Ramës që përdoret për fasadë nga kroatët e Edi Ramës e provoi të drejtë denoncimin e 5 javëve më parë të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike siguron opinionin publik që do t’i shkojë në fund kësaj afere korruptive, duke zbuluar skemën mafioze sesi kompania kroate u bë fituese e tenderit që do t’i kushtojë çdo biznesi 600 deri në 1000 euro.

Beteja jonë është kundër monopolizimit të ekonomisë dhe kundër mafias që ka zënë rrënjë në një pushtet të korruptuar.

Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...