5 të arrestuar në Shkodër për trafikim të qenieve njerëzore

E mërkurë, 31 October 2018 13:04

Arrestohen 5 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprat penale ‘Trafikimi i qenieve njerëzore’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Gre-hot’ ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe

Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë

Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj,një sasi euro të gjetura personave të arrestuar dhe dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 13:14

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...