Sot Dita Botërore e Kursimit, por shqiptaret mezi ushqehen dhe kur punojnë

E mërkurë, 31 October 2018 14:37

Sot eshte  Botërore e Kursimeve, por shqiptaret mezi ushqehen dhe kur kane mundesi te punojne jo me te ndajne dicka menjane.

Dita Botërore e Kursimeve është një ngjarje e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kursimeve si për ekonomitë moderne ashtu edhe për individët. Kursimet janë të rëndësishme në ekonominë globale dhe çdo depozitues kontribuon në zhvillimin e tyre.

Dita Botërore e Kursimeve u krijua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimeve në Milano, Itali për të informuar njerëzit në mbarë botën që mund t’i vendosin paratë e tyre në bankë për të kursyer në vend që ti mbajnë ato nën dyshek. Kishte disa shembuj të ditëve që u përkushtuan për idenë e kursimit të parave për të fituar një standard më të lartë të jetës dhe për të siguruar ekonominë. Për shembull, dita e parë kombëtare e kursimit u festua në vitin 1921.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimit vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit të saj në vitet 1955-1970. Ajo u bë një traditë e vërtetë në disa vende. Megjithatë në disa vende të tjera, si Gjermania besimi i njerëzve në kursime duhej rivendosur, sepse shumë njerëz as nuk mendonin të kursenin pasi kishin humbur pothuajse çdo gjë në reformën monetare gjermane të vitit 1923.

Për më shumë se 90 vjet, Instituti Botëror i Kursimeve dhe Pakicave Bankare (WSBI) dhe anëtarët e tij kanë udhëhequr çdo vit një ditë të dedikuar promovimin të virtytit të njerëzve që kursejnë para. E quajtur Dita Botërore e Kursimeve, ishte iniciativa e parë e WSBI, zërit të kursimeve në afër 80 vende, dita mbetet e rëndësishme për anëtarët që angazhohen aktivisht për festimet në zonat e tyre lokale. Dita Botërore e Kursimeve festohet në mbarë botën.

Për më shumë informacion: https://www.wsbi-esbg.org/press/latest-news/Pages/Happy-World-Savings-Day.aspx

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 14:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...