Drejtuesit e rinj të BSH – Seancë dëgjimore me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës

E mërkurë, 31 October 2018 14:48

Kuvendi i Shqipërisë organizoi të mërkurën një dëgjesë publike me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga ky proces, do të përzgjidhen tre anëtarët që, sipas ligjit, propozohen nga Kuvendi.

Kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante janë Vjollca Braho, Bardhyl Çeku, Leontijev Çuçi, Sulo Hadëri, Artan Hoxha, Altin Hoti, Oljan Kanushi, Genc Koxhaj, Arben Malaj, Visar Malaj, Luljeta Minxhozi, Ergys Misha, Nikollaq Pano, Drini Salko dhe Arben Xibri.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rinovohet këtë vit, sepse gjashtë prej nëntë anëtarëve të tij janë në përfundim të mandatit të tyre. Paralelisht, edhe Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për të zëvendësuar tre anëtarët e tjerë që, sipas ligjit, propozohen prej tij. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që përfundojnë mandatin në nëntor janë Elisabeta Gjoni, Dhori Kule, Petraq Milo, Ela Golemi, Arben Malaj dhe Denada Prifti.

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...