Kaloi vettingun, por Komisioneri Publik rikthen në shqyrtim prokurorin e Shullazit

E mërkurë, 31 October 2018 17:45

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016.

Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F, i aneksit të Kushtetutës dhe në referencë të neneve: D dhe F, të aneksit të Kushtetutës, neneve 30-34 dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Muçi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...