Shërbimet financiare pas Brexit – Drejt arritjes së një marrëveshjeje për aksesin në tregjet e BE

E Enjte, 01 November 2018 14:12

Marrëveshja që i jep Londrës akses bazë ndaj tregjeve financiarë të Bashkimit Europian pas Brexit është drejt fundit, sipas zyrtarëve britanikë.

Një marrëveshje e tillë, do t’i jepte Mbretërisë së Bashkuar një akses në BE të ngjashëm me atë të firmave të mëdha amerikane dhe japoneze, por me kushtin e bindjes së disa prej rregullave financiare të Europës. Megjithatë, sipas zyrtarëve britanikë, marrëveshja e shërbimeve financiare do të bazohet në sistemin ekzistues të “ekuivalencës” të Bashkimit Europian, që është shumë larg aksesit preferencial që britanikët kërkonin.

Marrëveshja për shërbimet financiare është pjesë e paketës totale të Brexit që kryeministrja Theresa May synon të arrijë deri në fund të vitit. Shumë bankierë shqetësohen se Brexit do të përkeqësojë pozitën e Londrës si qendra më e madhe financiare në botë. Bankat globale kanë riorganizuar deri më tani disa operacione përpara daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

E përditshmja “The Times”, raportoi se është arritur një marrëveshje për të gjitha aspektet e partneritetit të ardhshëm në shërbime si dhe në shkëmbimin e të dhënave. Paundi u rrit pas raportimit , duke prekur 1.2914 kundër dollarit amerikan. Britania mban aktualisht numrin më të madh të bankave në botë dhe ka tregun më të madh të sigurimeve. Thuajse 6 trilionë euro apo 37% e aktiveve financiare të Europës menaxhohen në kryeqytetin e Britanisë, thuajse sa dyfishi i rivalit më të afërt, që është Parisi.

Përveç kësaj, Londra mbizotëron në industrinë e bankingut të investimeve prej 5.2 trilionë euro të Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...