BBC: Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë të Luftës së Ftohtë

Premte, 02 November 2018 10:31

Media prestigjioze angleze përmes një reportazhi ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha. Bëhet fjalë për “BBC”,  e cila trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri, por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare, raporton BalkanWeb.

 “Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë  prej tyre ekzistojnë ende”.

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një  udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët.

“Është një mëngjes pranvere dhe dielli tashmë është i nxehtë. Unë jam duke ecur nëpër rrënojat e Orikumit, një vendbanim në epokën romake që shtrihet në fundin jugor të gjirit të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, shkruhet mes tjerash në  reportazh.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist, veprim i cili u shoqërua me pasoja të rënda, “BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Login to post comments