Ky është inspektori që i vendosën tritol në makinë

Premte, 02 November 2018 10:49

Ky është inspektori i Tatimeve në Shkodër që iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij.

Bëhet fjalë për Nehat Zaganjorin dhe sasinë e tritolit në makinën e tij e ka zbuluar një i njohur.

Menjëherë ka njoftuar Zaganjorin.

Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer.

Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit antieksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30.

Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet. Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij.

Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje.

Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shtetasi në fjalë ka deklaruar se po gjatë ditës së djeshme ka marrë një mesazh kërcënues nga një numër i panjohur.

Login to post comments