×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ngjarja e Bularatit, nis ‘hakmarrja’ greke, 250 shqiptarë të kthyer në Kakavijë për ditë

Premte, 02 November 2018 15:24

250 shtetas shqiptarë janë kthyer në 5 ditët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Shkaqet për kthimin e tyre kanë qenë në shumicën e rasteve mungesa e parave të garancisë që duhen për hyrjen në shtetin fqinj.

Por, kjo situatë e kthimit masiv të shqiptarëve në Kakavijë vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve pas ngjarjes së Bularatit ku u vra Kostandinos Katsifas gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare.

Mesa duket të parët që po paguajnë kostot për ngjarjen e Bularatit janë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Ata edhe kur dispononin garanci nga pala pritëse iu kërkonin më shumë të ardhura financiare. Vetë të kthyerit kanë thënë për ‘Fax News’ se besojnë se kjo situatë lidhet me ngjarjen e fundit në Bularat.

Ditën e sotme ishte zv. Ministri i jashtëm grek ai që paralajmëroi se edhe negociatat mes dy vendeve do të varen nga hetimet për ngjarjen e Bularatit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...