Plagosën një person, çfarë dënimi rrezikojnë tre motrat në Kamëz?

Premte, 02 November 2018 18:42

Tre motar, dy të mitura dhe një në moshë madhore, në Kamëz, akuzohen për plagosje me dashje, në bashkëpunim.

Burime nga komisariati i Policisë nr. 5, të Kamzës, bëjnë të ditur se dje, u arrestua në flagrancë e reja D. Sh., 28 vjeçe, ndërsa u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dy vajzat e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz.

Policia nuk jep më shumë detaje për veprën kriminale të dyshuar, si të kryer nga këto vajza.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 01. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja D. Sh., vjeçe 28, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Neni 25

Kuptimi i bashkëpunimit

Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...