Mediat kanë siguruar dosjen e Prokurorisë dhe provat e reja me të cilat organi i akuzës kërkon të mbajë pas hekurave Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në masakrën e Bllokut më 4 tetor bashkë me Elion Haten, ndërsa u vra shoku i tij Fabian Gaxha.Prokuroria ka siguruar bisedat mes Ervis Martinajt dhe shokëve të tij të bëra në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram para përplasjes me armë duke krijuar dyshime të arsyeshme se konflikti nuk kishte lidhje me këngëtaren Elvana Gjata dhe aq më pa nuk ishte i rastësishëm por i planifikuar.
Për më tepër kamerat e sigurisë kanë filmuar kur protagonistët e masakrës futen në lokal dhe dalin të plagosur.
Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin:
Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime
Ora 21.12 komunikon me numrin 0699***854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.
Ora 21.16 komunikon me numrin 06821***16 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vetr” dhe ora 21.45 “Ku je?”.
Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699***854, ndërsa me emrin San numri 0682***816.
Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:
– Ku je (shkruan E.Martinaj)
– afrohu
– Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
– Te local
– Ols
– Ols
– Mos bono
– Ca veni je
– Lidhu me cunst
– Afroh
– Me arm
– Ok
– Ndalo para lokalit arit
– Ok
– Erdhem
– Jam me Olsin
– Qunat po vin
– Po cunat
– Afroji
– Po sapo dalin nga shpija
– Ti ku je
– Un per 1 sekond aty
– Cunav te dyqani redit rrobave afroh
– A erdhe
– Po te lokali arit jam
– Ku
Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”.
Ndërkohë lidhur me hetimin e dinamikës dhe të përfshirëve në ngjarjen e 4 tetorit prokuroria kërkon kohë për të verifikuar 4 telefona celularë të sekuestruar atë mbrëmje pasi janë të koduara dhe nga drejtoria e policisë Tiranë nuk mund të analizohen. Mes tyre dy telefona IPhone, një Blackberry dhe një Nokia, për të cilat u është kërkuar ndihmë Izraelit me letërporosi.