Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar një rast ku shkruan se një grua është mbytur që mbrëmë në lumë në fshatin Ferras në Fier dhe sipas tij policia nuk po bën detyrën.
Sipas deputetit ajo quhet Shaqe Nexhipi dhe është mbytur mbrëmë në orën 19:00, por ka shkuar vetëm një inspektor zone dhe banorët e zonës kërkojnë të vetëm trupin.
Postimi i plotë
“Policia që duam. Ka që mbremë ne oren19 nje zonjë nga fshati Ferras, Shaqe Nexhipi është mbytur në lumë, është lajmëruar policia, por vetëm një ispektor zone rri këtu dhe asgjë tjetër.
Shteti nuk ekziston, askush nuk interesohet, banorët e zonës kërkojnë, të vetëm.
I bëj thirrje kryeministrit, të bëjë detyrën, Policia e Fierit është inekzistente”.