×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bashkitë më pak fonde. KLSH: U zgjeruan në territor dhe nuk u mbështetën

Saturday, 03 November 2018 18:54

Ndarja e re territoriale i ka penalizuar bashkitë, pasi ndonëse u zgjerua territori dhe numri i popullsisë së tyre si dhe iu kaluan kompetenca të reja, ato nuk u mbështetën me fonde.

Pushteti qendror duhej t`u kishte dhënë të gjitha bashkive një fond shtese prej 12 miliardë lekë të reja, sipas një raporti më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Reforma e re administrative i ka rënduar financiarisht bashkitë. Reforma ka sjellë rreth gjashtë kompetenca të reja, janë kompetenca të cilat nuk kanë kaluar ose kanë kaluar pjesërisht tek bashkitë dhe ato qe kanë kaluar pjesërisht te bashkitë bazohen në një buxhet historik, që nënkupton që bashkitë e kanë të pamundur që të kryejnë investime. Këto gjashtë funksione të reja kërkojnë rreth 12 miliardë lekë shtesë në mënyrë që bashkitë ti ushtrojnë në mënyrë të plotë dhe sipas standarteve që kërkon ligji”, tha Redi Ametllari auditues i KLSh.

Bashkive i kaluan në kompetencë arsimi parashkollor ku në fakt emërimin e edukatorëve e bën ministra e arsimit, ndërsa godinat i rikonstrukturon bashkia, i kaluan zjarrëfikset por vetëm për të ofruar shërbime dhe jo për të invetsuar për makinat apo shtimin e numrit të punonjësve.

“Shërbimi zjarrfikës, është një shërbim që është mjaft i amortizuar dhe numri i punonjësve duhet të jetë më i lartë”, u shpreh Ametllari.

Reforma e re territoriale pritej të rriste autonominë vendore, por në fakt ka ndodhur e kundërta pasi edhe vjeljen e disa taksave apo tarifave ndërhyn pushteti qendror.

“ Tatimi mbi të ardhurat personale, ndonëse njeh legjistacionin vendor që 2% duhet ti kalojë bashkisë, ky tatim nuk i ka kaluar akoma bashkive. Ndryshimet mbi taksën e biznesit të vogël i kanë sjellë bashkive 1.7 miliardë lekë më pak” tha tha Redi Ametllari

Modifikuar më Saturday, 03 November 2018 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...