Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të shkollës 24 Maji.
Në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe dyshimet paraprake flasin për një djegie të qëllimshme. Një makine i është vënë flaka dhe më tutje zjarri ka përfshirë dhe makinën tjetër ngjitur saj.