Amazon në “bisedime të avancuara” për të hapur selinë në zonën e Uashington DC

Hënë, 05 November 2018 08:43

Kompania e blerjeve me pakicë online, Amazon tashmë është në “bisedime të avancuara” se do të hapë selinë e dytë në një zonë metropolitane të Uashingtonit, njoftoi një ditë më parë Uashington Post në një letër drejtuar themeluesit dhe shefit ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos.

Amazon, me seli në Seatle, po konsideron seriozisht idenë se do të hapë një seli të re në një zonë të njohur si Crystal City, një kompleks i madh rezidencial dhe i zyrës në Arlington të Virxhinias, e cila ndodhet në jug të Uashingtonit, njoftoi Uashington Post.

Gjigandi i shitjeve me pakicë, vitin e kaluar njoftoi se po kërkonte të hapte një zyrë të dytë diku në SHBA, e cila kjo shpërngulje mund të sillte 50.000 vende të reja pune. Zona metropolitane e Uashingtonit është konsideruar prej kohësh një konkurrent i lartë.

Kur kompania njoftoi një listë prej 20 pretendentëve kryesorë në muajin Janar, ajo përfshinte Uashingtonin dhe Montgomery, Maryland, e cila ndodhet në veri të qytetit. Crystal City ka shërbyer në një sistem të transportit masiv dhe në autostradën kryesore, nga ku të dyja kualifikimet që Amazon ka thënë janë të nevojshme. Megjithatë, Amazon shpjegon që ende nuk është e sigurt nëse marrëveshja do të arrihet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...