72-vjeçarja arrestohet për mbi 700… vjedhje

Hënë, 05 November 2018 09:37

Një 72-vjeçare e dyshuar për 700 vjedhje në dyqane, kryesisht në ato me lodra, u arrestua javën e kaluar në Paris, njoftoi policia pariziane, transmeton atsh raportimin e AFP-së.

Në origjinë të arrestimit të saj, një ankesë e dërguar në mes të tetorit nga përgjegjësja e një dyqani me lodra prej druri në lagjen numër XVIII të kryeqytetit francez, që kishte njohur 18 nga lodrat e vjedhura në dyqanin e saj të shiteshin në një faqe interneti.

Hetuesit identifikuan më pas gruan 72-vjeçare, që jetonte në të njëjtën lagje.

Ajo kishte publikuar 957 njoftime që prej muajit qershor ku shiste kryesisht lodra, që përshkruheshin si të reja dhe me ambalazh origjinal.

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 14:48
Login to post comments