×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Varrimi i Katsifas, 5 autobusë nga Greqia që do të vijnë në Bularat

Hënë, 05 November 2018 15:27

Trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas do të kthehet nesër në familje për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Edhe pse ende nuk është saktësuar se kur do zhvillohet ceremonia mortore e 35 vjeçarit Katsifas, burime per Fax News bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve, janë prenotuar 5 autobusë që do të vijnë nga shteti fqinjë për këtë ceremoni.

Ndërkohë me herët mediat greke paralajmëruan se drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ashtu siç është thënë edhe më parë klima në radhën e minoritetit grek është përkeqësuar.

“Mbi 2 mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.

Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje”,shkruan gazeta e njohur ‘Kathimerini’.

Konstantinos Kacifas u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Po pas ekspertizave të kryera edhe në Tiranë tashmë duket se kërkesa e vetme që kanë familjarët ndaj shtetit shqiptar është tërheqja e trupit, dhe varrosja e të ndjerit./fw

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...