70% e të dyshuarve të pafajshëm më 2017. Bie efektiviteti i drejtësisë, apo policia i arrestoi pa prova?!

Tuesday, 06 November 2018 06:57

MlRentabiliteti i sistemit të drejtësisë duket se ka rënëdukshëm vitet e fundit teksa shihet se norma e fajësisëtek personat e dyshuar ka pësuar rënie drastike më2017 dhe rezulton të jetë më e ulta të paktën që nga viti 2013 që i takon raportimit të INSTAT. Në vitin 2017 vetëm 30.2 për qind e personave tëdyshuar u gjetën më fajtore në vendimet e Gjykatave,ndërsa 70 për qind e tyre dolën të pafajshëm nga gjykatat. Shifrat tregojnë se postulati i drejtësisë “Më mirë 100 kriminelë në liri, se sa një i dënuar pafajshëm” është cenuar rëndë. Në të kundërt kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, duke mos çuar në dënim të dyshuarit. Sipas INSTAT norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur në46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti në vit për tëarritur në 30.2% më 2017. Kjo normë pasqyron se sa për qind e personave të dyshuar dënohen nga gjykatat e shkallës së parë. Viti 2016 shënon 40,2 % persona të dyshuar në kryerjen e një vepre penale të cilët janë dënuar. Në vitin 2017 numërohen 5.418 të burgosur gjithsej, 8,9 % më pak krahasuar me 2016. Në Shqipëri norma e ndryshimit midis vitit 2013 dhe 2017 është 8,4 %, që do të thotë se në vitin 2017 janë 8,4 % më shumë të burgosur se në vitin 2013, ose shprehur në terma absolute janë 420 të burgosur më shumë se në vitin 2013. Në vitin 2017 janë evidentuar 36.051 autorë që kanë shkaktuar vepra penale gjithsej, 4,0 % më shumë autorë ose shprehur në terma absolut rreth 1.377 autorë më shumë krahasuar me vitin 2016.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...