Si të zbusni kollën që ju mundon gjatë natës – Këshillat dhe trajtimet natyrale

Tuesday, 06 November 2018 08:32

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet.

Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes.
Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit.
Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.
Kujdes me higjienën
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.
Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri.
Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.
Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë.
Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.
Urthi
Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës. Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.
Lexoni këtu për ushqimet më të mira për të shmangur urthin.
Çaj me mjaltë
Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet.
Çaji duhet pirë disa herë në ditë.
Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.
Flini me kokën të ngritur
Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë.
Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.
Gargarë me ujë me kripë
Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.
Lereni duhanin
Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.
Kujdes me Azmën
Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes.
Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen.
AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj nëse shqetësimi vazhdon gjatë./AgroWeb.org

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...