Ministrja që luan me hellin

Tuesday, 06 November 2018 19:28

Nga Luçiano Boçi

Pas fotove me hell, Ministrja po na mbrohet me zell.

Sajon histori rozë, për realitete blozë.

Me kryeplak që bën fli shtëpinë

e bën kurban bagëtinë...

Jeni bërë për bejte znj. Ministre!

Dhe si “kaporral” Rama i yt, bërtet më pas më kot:

Shpifje!?

Shpifje për çfarë?!

Për foto që flasin vetë.

Për foton me raki në një klasë, prapa dopjos të së cilës është “dërrasa e zezë” e shkruar?!

Për foton me mishin në hell, në sfondin e së cilës, ndrin Këndi i Klasës?

Jo zonja Ministre!

Jo!

Nuk janë shpifje, janë shpikje ministrore. Dhe ju nuk mund të fshiheni pas hellit.

Sepse Institucioni i Arsimit arsimor është institucion me të njëjtin status, si në Çorrotat të ish komunës Zhepë të Skraparit, ashtu dhe në mes të Tiranës.

Është po kaq serioz si me tre nxënës ashtu dhe me 3 mijë nxënës.

E atje nuk bëhet as aheng, as shtrohen zijafete, sipas tekave të kryepleqve e sipas fiolozofisë suaj.

Bëhet mësim e shtrohet dije, sipas procësit mësimor të mësuesit.

Nuk e them unë.

E përkufizon Ligji i Arsimit Parauniversitar.

Apo është shpifje fakti që ju keni detyruar 134 mijë fëmijë të braktisin arsimin parauniversitar, siç shkruani e pranoni dhe në statusin tuaj që shkolla Çorrotat ka përfunduar me 3 nxënës?

Mos vallë është shpifje fakti që ju mbyllët 150 shkolla, midis të cilëve dhe atë të Gurrazezit, ngjitur me Çorrotatin!?

Siç duket quani shpifje, faktin e denoncimit të shkatërrimin e Fakulteteve të edukimit dhe të degëve që pregatisin mësues?!

Që mbyllët Matematikë-Fizikën, Bio-Kiminë, Histori-Gjeografinë, ose i degdisët me 5 studentë, tamam si shkolla e Çorrotatit, për shkak të paaftësisë e papërgjegjshmërisë?!

Që keni çorientuar kërkimin shkencor dhe Universitetet publike?!

Që rritët tarifat?!

Që degraduat procesin e pranimeve?!

Që zhvlerësuat meritën e preferencën?!

Që latë pa dëftesa në kohën e duhur 420 mijë nxënës, vitin që shkoi?!

E sa e sa të tjera...?!

Kjo është panorama tronditëse e arsimit sot e nuk mund ta fshehësh dot as me statuse bajate e mediokre e as me akuza shterpë.

E ju nuk mund të vazhdoni të luani e të digjni më, në hellin e pushtetit tuaj, fatet e nxënësve e studentëve.

“Koha dridhet e përdridhet,

Do të vij’ dita që do zgjidhet...”

p.s

Po të postoj dhe foto me dreka të tjera në po atë shkollë (7 Maj), për të rrëzuar alibitë e tua, për rikonstruksione e data kot e festë inaguruese me prindër, punëtorë, etj...etj...

Shihe mire se ke dhe fëmijë aty!!!!!

Po tani cili shpif znj Ministre e Arsimit në hell?!!!!!!!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...