Plagosja me armë në Vlorë, zbardhen detajet e para

Tuesday, 06 November 2018 20:31

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një përplasje me armë në zonën e Skelës në Vlorë, pranë Universitetit “Ismail Qemali”. Nga të shtënat është plagosur një 18-vjeçar me inicialet Brikelo Brahimaj, i cili ka marrë një plumb në këmbën e djathtë.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e parë, ndërkohë që është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë ka shkuar policia.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurit, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë.

Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi plagosja si edhe të bëhet marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...