Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.
Mësohet se brenda një mjeti tip Audi, në lagjen numër 13 në plazh janë gjetur dy persona, një prej të cilëve i vrarë dhe tjetri i plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhje e plotë të saj, ndërsa dyshohet për një atentat mafioz pasi vrasja mund të ketë ndodhur në vend tjetër dhe më pas trupat janë vendosur brenda makinës.