Skema, si individët me paga të larta shmangën taksat, paketë ligjore për t’i “kapur”

E mërkurë, 07 November 2018 07:17

Një e shmangies ndaj taksave u përhap gjerësisht vitin e fundit, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe diferencat në tatimin ndaj individëve dhe ndaj bizneseve të vogla. Individë me paga të larta dolën nga skema e pagës së kompanive dhe u regjistruan si persona fizikë, (biznes i vogël) dhe filluan të faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%.

Tatimet u vunë në dijeni të një skeme të tillë dhe filluan të ndjekin rastet, ndërsa në paketën e fundit fiskale po merren masa konkrete për të luftuar këtë fenomen.

Janë kryesisht doktorë në spitale private, konsulentë, apo individë të tjerë me të ardhura të larta, përfshirë edhe të huaj, që duke shfrytëzuar ndryshimet ligjore të viteve të fundit po bëhen subjekt i shmangieve fiskale.

Aktualisht ka një diferencë të madhe mes taksimit të individëve me paga të larta dhe bizneseve të vogla.

Për pagat, që prej vitit 2014, taksimi (tatimi mbi të ardhurat personale-TAP) është progresiv. Nga zero deri në 30 mijë lekë, TAP është zero, nga 30,001 deri në 130 mijë lekë është 13% e shumës mbi 30 mijë lekë dhe nga 130 001 lekë e më lart është 23% e shumës mbi 130 mijë lekë (nga 1 janari, ky kufi do rritet në 150,001 lekë). Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Në të kundërt, bizneset e vogla janë pothuajse të përjashtuara nga taksat. Që nga fundi i vitit 2015, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatimi është zero, ndërsa bizneset me xhiro nga 5-8 milionë lekë, tatimi i thjeshtuar është 5%. Mbi 8 milionë lekë bizneset kategorizohet si i madh dhe paguajnë 15% tatim fitimi. Nga 1 janari kufiri mbi të cilin bizneset kategorizohen si i madh do të rritet në 14 milionë lekë.

Pikërisht këto shtigje ligjore i nxitën individët me paga të larta të gjejnë strehim si biznes i vogël.

P.sh., një individ me një pagë 300 mijë lekë në muaj (3.6 milionë lekë në vit) do të paguajë vetëm si tatim mbi të ardhurat nga paga (pa përfshirë sigurimet) rreth 52 mijë lekë në muaj (625 mijë lekë në vit). Nëse ai faturon si biznes i vogël, e vetmja gjë që paguan janë sigurimet si i vetëpunësuar, rreth 6500 lekë në muaj.

 Si do të luftohet

“Nga të punësuarit kanë dalë persona fizkë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelktualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milion euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milion euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani” ka pohuar ministri i financave Arben Ahmetaj, në Komisionin e Ekonomisë.

Me paketën fiskale të vitit 2019 në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat dhe Ligjin për Procedurat Tatimore janë bërë disa ndërhyrje që synojnë të limitojnë abuzimet me shmangien fiskale në pagat e larta.

Masa e parë ul ngarkesën fiskale për të punësuarit, duke e rritur fashën e të ardhurave, nga 130.000 lekë në muaj në 150.000 lekë në muaj, që tatohen me normën 13 %. Nëpërmjet kësaj mase synohet të ulet barra tatimore për rreth 15.400 punëmarrës

Ndërsa masa e dytë përfshin disa ndërhyrje në ligjin e procedurës tatimore, të cilat i japin të drejtë tatimeve të rikategorizojnë tatimpaguesin kur ai paraqet një fytyrë të rreme te të ardhurave. Ndryshimet e propozuara në ligjin e procedurës synojnë ti japin zgjidhje disa elementëve të shmangies fiskale që janë krijuar nga masat fiskale në fuqi.

Në ndryshimet e reja ligjore sanksionohet përdorimi i mënyrave alternative të vlerësimit tatimor, kur nga administrata tatimore konstatohet se tatimpaguesi kryen veprime apo transaksione të cilat synojnë përfitimin e një avantazhi tatimor në kundërshtim me legjislacionin tatimor dhe rezultojnë fiktive mbi prova dhe fakte.

Neni 7 i propozuar në Procedurën tatimore është një nen i përgjithshëm që lejon administratën tatimore të rikarakterizojë transaksionet dhe të llogarisë detyrimin ligjor kur me veprimet apo transaksionet e kryera, tatimpaguesi ka synuar të shmangë ligjin, duke prezantuar pamje të rremë të veprimtarisë së tij.

Kjo do të thotë se një përson që ka pagesë mujore 170 mijë lekë, nëpërmjet verfikimit të transaksioneve bankare, administrata tatimore e përfshin menjeherë në TVSH. Kjo masë pritet të dekurajojë punëmarrësit me rroga të larta të bëjnë shmangie fiskale. Por nëse të ardhurat vjetore i kalojnë 5 milionë lekë të vërtetura nga transaksionet bankare ai tha se këto përsona do të pagujnë tatim fitimin e thjeshtuar 5 % plus TVSH-në 20%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...