Meta takohet me Presidentin e Italisë: I lumtur të jem mes komunitetit arbëresh

E mërkurë, 07 November 2018 11:59

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ndodhet në Kalabri, ku është takuar me homologun italian, Sergio Mattarella.

Meta ka publikuar disa foto në Facebook bashkë me Presidentin e Italisë, duke shkruar se është një kënaqësi e madhe të takohet me mikun shqiptarëve në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur të jem sot mes komunitetit arbëresh së bashku me mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe.

Login to post comments