Draghi, thirrje Italisë: “Borxhi i lartë dhe ekonomia e dobët, detyrojnë disiplinë fiskale”

E mërkurë, 07 November 2018 14:27

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i bëri thirrje ministrit italian të financave se borxhi i lartë i vendit kërkon një disiplinë më të ashpër fiskale se ç’kërkon rregullorja e Bashkimit Europian.

Buxheti i Italisë u kritikua në takimin e ministrave të Financave këtë të Hënë, për thyerjen e rregullave fiskale të BE.

Gjatë takimit, Draghi, ish guvernator i Italisë, paralajmëroi se borxhi i lartë i Italisë dhe rritja e ngadaltë ekonomike kërkojnë një nivel të përgjegjësisë që shkon përtej rregullave të Bashkimit Europian.

Draghi paralajmëroi në mënyrë publike Romën në muajin Tetor, se shitja e titujve italian të borxhit nga investitorët, mund të cenojë kapitalin e bankave italiane, që zotërojnë 375 miliardë euro në tituj sovran.

Komisioni Europian bëri të ditur se po konsideron procedura të disiplinës kundër Romës, që mund të sjellë sanksione, nëse Italia nuk ndryshon buxhetin deri në datën 13 Nëntor.

Shtetet e Eurozonës mbështetën komisionin dhe i bënë thirrje Italisë në publik që të rishikojë planin e shpenzimeve.

Ministrat e Financave shqetësohen se rritja e kostove të huamarrjes nga plani i shpenzimeve në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, mund të kërcënojë valutën e përbashkët dhe ngadalësojë integrimin e bllokut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...