Grupet e interesit për buxhetin – Kërkojnë rishikim të taksave dhe të akcizave

E Enjte, 08 November 2018 16:44

Taksa e truallit për bizneset në vendin tonë është rreth 60% më e lartë se taksa e truallit për individët. Në kuadrin e lehtësirave për biznesin Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve Luan Leka ka kërkuar që të rishikohet kjo taksë. Në valën e rishikimeve nga kjo shoqatë është kërkuar dhe unifikim i kodit doganor si dhe zgjatje të hapësirës kohore nga 3 vite në 10 për mbartje e humbjeve . Ndërkohë që është kërkuar që të përcaktohen se sa janë taksat vendore që aplikohen në periudha të jashtëzakonshme, si dhe kohëzgjatja e aplikimit të tyre.

Përjashtim nga akciza e naftës, taksa e qarkullimit dhe TVSh-ja ka kërkuar edhe shoqata e transportit publik, në dëgjesën e realizuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për buxhetin 2019. Sipas kësaj shoqate rritja gjithnjë e më shumë e shpenzimeve do të shpjerë në rritjen e mëtejshme ët çmimit të biletës.

Ankesa për buxhetin 2019 kanë bërë edhe investitorët e huaj sa i përket rritjes së akcizës për zhavorrin bituminoz dhe rentës minerare për kromin. Sipas tyre këto rritje janë bërë pa kryer studime për ndikimin që do të ketë kjo lëvizje si në buxhet ashtu edhe tek bizneset.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...