BERZH: TAP dhe TANAP, projektet me më pak emetime CO2

E Enjte, 08 November 2018 16:46

TANAP dhe TAP janë projektet me më pak emetime të dioksidit të karbonit, sipas një vlerësimi të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky fakt u bë publik nga Nandita Parshad, Drejtoreshë e Përgjithshme e Energjisë dhe Burimeve Natyrore në BERZH, e cila vuri në dukje se TANAP dhe TAP janë projektuar në përputhje me standardet e BE dhe BERZH.

“Gazi natyror nuk do të jetë më në dispozicion për projektet TANAP dhe TAP për vendet që nuk kanë pasur më parë akses në gaz. Banka tashmë ka ndarë 500 milionë dollarë për TANAP. Gjithashtu, projekti financoi edhe institucione të tjera financiare. Dhe tani TAP është qendra e vëmendjes”, nënvizoi ajo, sipas një raportimi të fundit të mediave azere. TANAP dhe TAP janë pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili synon të japë gaz nga fusha e kondensimit të gazit azer Shah Deniz, drejt në Europë.

Më 29 maj, Baku priti ceremoninë e fillimit të fazës së parë të projektit të Korridorit Jugor të Gazit dhe më 12 qershor u mbajt ceremonia e hapjes së tubacionit TANAP në provincën turke të Eskisehir me pjesëmarrjen e presidentëve të Azerbajxhanit – Ilham Aliyev , Turqi – Rexhep Tajip Erdogan, Ukrainë – Petro Poroshenko dhe Serbi – Aleksandër Vuçiq.

Gazi nga fusha Shah Deniz e Azerbajxhanit tashmë ka kaluar nëpër segmentin e parë të Korridorit të Gazit Jugor – nga terminali Sangachal deri te tubacioni i zgjeruar i Kaukazit të Jugut. Faza tjetër është komisionimi i gazsjellësit TANAP, nëpërmjet të cilit do të transportohet gaz në Turqi dhe më tej në Evropë.

Aksionerët e TANAP janë Korridori Jugor i Gazit CJSC (51 për qind), STEAŞ (7 për qind), BOTAŞ (30 për qind), PB (12 për qind).

Projekti TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, tashmë ka tërhequr 1.5 miliardë euro nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), e cila e ka miratuar kredinë në fillim të shkurtit 2018.

Duke u lidhur me tubacionin e gazit natyror Trans-Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të burojë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Sapo të ndërtohet, TAP do të ofrojë një rrugë transporti direkte dhe me kosto efektive duke hapur Korridorin vital të gazit jugor, një zinxhir të vlerës së gazit prej 3,500 kilometrash që shtrihet nga Deti Kaspik në Europë.

Aksionerët e TAP përfshijnë BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 përqind), Enagas (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...