Gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë në Shqipëri

E Enjte, 08 November 2018 17:02

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë i kërkuan ministrit të Financave që në paketën fiskale që do të hyjë në fuqi në Janar të 2019-s, të përfshijë edhe përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të inputeve bujqësore.

Por ministri Arben Ahmetaj ishte dakord me një variant të ndërmjetëm të cilin e quajti balancim. Ministria mund të pranojë që faturën që do të rëndojë në buxhet nga heqja e tvsh-së për këto produkte, ta kompensojë me përqindjen që i rimburson TVSH-në fermerit.

Të njëjtën kërkesë, për të përjashtuar nga TVSH listën e pesticideve të lejueshme, plehrave kimike dhe farave e fidanëve e ka bërë edhe ministri i Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në një Komisionin Parlamentar tjetër, atë Veprimtarive Prodhuese. Kreu i ministrisë së bujqësisë tha se më shumë se gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë dhe dëmtojnë prodhimin dhe konkurrencën e produkteve tona.

Fatura që do t’i rëndojë buxhetit nga heqja e tatimit mbi vlerën e shtura të inputeve bujqësore është 9 milion dollarë, ndërsa nisma me heqjen e TVSH-së normalizon tregun dhe lufton kontrabandën, në mënyrë që të hyjnë produkte të kontrolluara. Nga nevojat që ka tregu bujqësor në Shqipëri, në mënyrë të ligjshme hyn vetëm 16% e kërkesës, ndërsa pjesa tjetër është informalitet ose mostrajtim./klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...