Përjashtimi nga taksa për rrogën, ekspertët kundër propozimit të PS: Bëhet për zgjedhjet

Premte, 09 November 2018 21:51

Ekspertët e ekonomisë e shohin si një hap të gabuar propozimin e bërë nga deputetët e mazhorancës për të zgjeruar kufirin e pagave të patatueshme.
Selami Xhepa e quan këtë si një joshje në prag të zgjedhjeve që në fakt përçon mesazh të gabuar tek taksapaguesit, duke përjashtuar një pjesë të madhe nga detyrimi qytetatar për të paguar taksa e duke ndëshkuar një pjesë tjetër edhe më shumë.

“Edhe sot me normën e përjashtimit 30 mijë Lekë, gjysma e qytetarëve janë jashtë sistemit të taksave. Ngritja e kufirit çon në atë ku 60 përqind e popullsisë do të përjashtohet nga pagesa e taksave. Pra s’do bëjmë gjë tjetër, do marrim vetëm taksa nga 40 përqind e shoqërisë për t’i shërbyer 100% shoqërisë”, thotë Selami Xhepa.

Ajo që sugjerojne ekspertët është rishikimi i normës së tatimit pasi aktualisht është shumë e lartë. Shqipëria ka tatimin më të lartë në rajon, 23 % për paga mbi 130.000 Lekë. Një taksë më e lartë se çdo biznes në vend.

Në kohën kur në Shqipëri nuk ka një minimum jetik, qeveria sipas ekspertëve duhet të marrë si të tillë pagat minimale dhe vetëm për këtë mos të ketë tatim, ndërsa për pagat e tjera duhet të ketë taksim por jo në masën që është sot.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...