Pas varrimit të ekstremistit, Kostandinos Katsifas, i ati i 35-vjeçarit gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri i quan ‘gomerë’, efektivët e policisë që qëlluan mbi të birin e tij.
Janis bëri një monolog dhe thotë se i biri i tij do të mbetet i paharruar, i cili e mposhti frikën ‘për të mbrojtur të drejtat e minoritetit’.
‘Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin’, tha ai para varrit të të birit.
‘Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im’, ka thënë ai ndër të tjera.