Banorët e Njësisë Administative Shalës, në Cërrik, prej disa vitesh përmbyten nga përroi i Garunjës, i cili përshkon tokat e tyre bujqësore në një gjatësi prej 9.3 km.
Mospastrimi i këtij kanali për më shumë se 30 vite, po e kthen këtë zonë në moçal, ndërkohë që, me gjithë kërkesat e herëpashershme, nga Bordi i Kullimit nuk është marrë asnjë masë.
Kryetari i njësisë administrative thotë se, pastrimi i kanaleve të dyta e të treta nga Bashkia e Cërrikut nuk ka rezultuar efektiv në këtë zonë, pasi ky kanal i parë, kompetencë e Bordit të Kullimit, përmbyt edhe ato kanale që janë pastruar.
Përroi i Garunjës përmbyt çdo vit mijëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa pastrimi i tij do t’iu shërbente qindra fermerëve. Banorët bëjnë edhe një herë thirrje për ndërhyrje, sa kohë që stina e reshjeve nuk ka nisur, për të parandaluar situatën e viteve më parë./tch