Tregu i sigurimeve – Viti 2018 ka nisur me rënie

Diel, 15 Prill 2018 18:07

Viti 2018 ka nisur i dobët për tregun e sigurimeve. Në dy muajt e parë të vitit, primet e sigurimit kanë pësuar rënie, që ka prekur shumicën dërrmuese të kompanive në treg.

Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës, nga tetë kompani, gjashtë prej tyre kanë arkëtuar më pak prime krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me përjashtim të Albsig dhe Atlantik, kompanitë e tjera të tregut kanë pësuar rënie të të ardhurave nga primet.

Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, ai kundër zjarrit dhe forcave të tjera të natyrës, ka pësuar rënie me 25% në muajt e parë të vitit. Në rënie të thellë paraqitet edhe sigurimi i aksidenteve, produkt ky i lidhur kryesisht me udhëtimet jashtë vendit. Krahasuar me një vit më parë, primet prej këtij produkti kanë rënë me 45%.

Ndërkohë, rënia është shtrirë edhe te kartoni jeshil, një prej produkteve kryesore të sigurimit të detyrueshëm. Sigurimi që mbulon dëmet kundër palëve të treta për lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë ka pësuar rënie me afro 8% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Tregu i sigurimeve vazhdon të ngelet i paqëndrueshëm dhe i varur, në pjesën dërrmuese, nga sigurimet e detyrueshme ose gjysmë të detyrueshme./ scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...