Heqja e Shqiponjës nga sheshi me pretendimin për t’i hapur rrugë Unazës së Madhe, dhe deklarata e kryeministrit i cili e krahason shqiponjën me korbin, ka shkaktuar jo pak irritim tek shqiptarët.
Edhe blogeri i njohur Olti Curri u është bashkuar atyre që kritikojnë kryeministrin Rama. Curri shkruan me ironi që shqiptarët nuk duhet të habiten nëse një ditë Rama vendos që të heqë shqiponjën edhe nga flamuri dhe ta zëvendësojë atë me 5 viza të bardha.
Ja postimi i Currit:
Kjo s’është gjë fare. Prisni kur ta heqë shqiponjën fare nga flamuri…edhe ta zëvendësojë me pesë viza të bardha në një pjatë të rrumbullakët