Piktori Dritan Nasi vjen me “Sub’konshienc Urbane”

Hënë, 12 November 2018 09:08

Hapet në Tiranë e ekspozita se pikturës “Sub’konshiencë Urbane” në galerinë e re të dedikuar artit bashkëkohor “IICAS International Interactive Contemporary Art Space”, “TiranArt Galery”. Kjo është ekspozita e dytë e hapur me punimet e fundit të piktorit Dritan Nasi, pas hapjes në Tiranë të ekspozitës së pikturës “Fjalë nën telajo”, që u organizua në sallën të ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar, në datë 9 mars 2017. Është një konçidencë e bukur që të dyja ekspozitat po hapen në datë 9, të dy viteve të njëpasnjëshme. Kjo ekspozitë nuk kufizohet në një kohë të caktuar. Ajo është e përfshirë nga e njëjta gjendje dhe të njëjtin emocion që kalon në të gjitha pikturat. Ajo ka në brendësi të saj disa mënyra të përjetimin të emocionit dhe të shprehjes artistike, të gjitha këto, të vendosura në një kronologji që fillon nga punët e fundit dhe deri tek ato, të cilat janë pikturat e para, të ekspozuara në këtë ekspozitë. Ky cikël si fillim ka kapur piktura që janë ekspozuar edhe në ekspozita në Itali, ku kishte një kërkim dhe një lojë ku format dhe lëvizjet ishin si shprehje e ndjenjave. Në përpunimin e dytë pati një ndikim nga skulptura dhe në fund janë pikturat, të cilat janë realizimi i këtij cikli.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer kompozimi, që është pak i përdorur në Shqipëri, për faktin që në përgjithësi të gjithë kërkojnë peizazhe dhe natyra të qeta. Gati 90 për qind e të gjitha pikturave që janë në shtëpi dhe në privat janë të kësaj natyre. Kompozime gjen vetëm në institucione shtetërore, një pjesë e mirë të natyrës historike”, thotë piktori Dritan Nasi. Kjo ekspozitë është në zhanrin e kompozimit vaj në telajë, disa nga pikturat janë edhe në teknikën miks vaj dhe akrilik në telajë. Si kompozime janë të gjitha në format të madh, 110×80 cm. “Kjo është pjesë e procesit krijues, unë jam dukë punuar dhe në momentin që shkon në studio, je i hapur për të gjitha format stilistike të ndryshme, që fillojnë të shfaqen në punën krijuese mbi telajët në formatin e tyre. Sa kohë punon, gjithmonë do jesh i vëmendshëm për të rejat”, – thotë piktori Dritan Nasi. Sipas tij, qyteti ku jetojmë shfaqet duke përcaktuar jetën tonë të përditshme nëpërmjet arkitekturës së saj, por në të njëjtën kohë ka edhe “Sub’konshiencën urbane”, që është “Sub’arkitektura” e saj, e përbërë nga sjellja dhe modelet shoqërore e individëve që jetojnë në të.
Të dyja, “Mbi’arkitektura” dhe themelet e saj, “Sub’arkitektura” krijojnë shoqërinë dhe shfaqet në momentet me personale dhe intime të gjithkujt. Arkitektura e qytetit është duke u zhvilluar në mënyrë të dukshme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për “Sub’arkitekturën” shpirtërore. Forma shfaqet duke mbuluar njerëzoren e gjithkujt – shpjegon Nasi për tematikën e intervistës. Tinamaria Marongiu është themeluese e IICAS (Hapësirë Ndërkombëtare Interaktive Bashkëkohore e Artit) “TiranArt Gallery”. Objektivi i fondacionit është të jetë gjithmonë i kujdesshëm për të kuptuar aspekte të rastit dhe jo të paracaktuar. IICAS “TiranArt Gallery” ka lindur me vullnetin për të bashkuar njerëzit përmes çdo forme të gjuhës artistike. Një enë në të cilën për të jetuar momente të këndshme dhe pasurimit kulturor për përdoruesit e ndërtimit gjithashtu, duke bërë shkëmbim intelektual dhe krijues, për ata që kanë zgjedhur për t’i dhënë kuptim të ekzistencës së tyre duke bërë botën, mendimet dhe ndjenjat e tyre përmes një “veprimi” në Art.IICAS “TiranArt Gallery”, një kalim i vazhdueshëm i informacionit artistik dhe gjuhëve të reja që gjejnë hapësirë dhe përhapje dhe veprojnë si një jehonë e ekzistencës sonë bashkëkohore.
Artistja italiane kuratore e “Sub’konshienc Urbane”
Kuratore e kësaj ekspozite është artistja italiane Tinamaria Marongiu. Ajo në krijimet e saj “Arte Compatta” Box-Es përmban një koncept të fortë, të projektuar drejt hapësirave pa ndonjë lloj standardizimi, konformiteti dhe homologimi. “Arti kompakt”, një mendim i rrënjosur në Es-sere, që bën fjalë kyçe si “Uniqueness, Universalality, Union, Humanity, Equality” të dalin. Prerogativat themelore të nevojshme në art dhe në jetën shoqërore. Përmes një udhëtimi të gjatë të brendshëm dhe kërkimeve dhe një Master në Këshillimin Artistik të Ndërmjetësimit, ajo do ta zhvillojë kreativitetin e saj më shumë që do ta udhëheqë atë të afrohet dhe të përdorë gjuhë të reja ekspresive. Poezi, fotografi deri në arritjen e artit vizual. Ajo është autorja veprës objekt i poezisë vizuale “Arte Compatta” Box-Es, të cilën e ekspozon në mbarë botën. Në vitin 2011, u zgjodh për të marrë pjesë në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Chianciano, ku fitoi çmimin e tretë për Artin e Aplikuar. Egla Xhemali/GSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...