Java ka nisur me luhatje për monedhat kryesore ndërkombëtare. Në kursin e këmbimit valutor, euro vijon të zhvlerësohet ndaj monedhës kombëtare, lekut, duke rënë minimalisht me 0.2 lekë për njësi. Sot valuta europiane këmbehet për 124.2 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje.
Ndërkohë, paundi britanik po ashtu e ka nisur javën i dobët ndaj lekut krahasuar me ditën e premte. Sterlina ka regjistruar një rënie me plot 0.8 pikë, duke zbritur kështu në kuotën e 141.7 lekëve.
Nga ana tjetër, ndryshe paraqitet situata për dollarin amerikan, i cili e ka nisur javën në rritje. Monedha është forcuar me 0.7 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 110.3 lekë në blerje dhe 111 lekë në shitje.
Në rritje janë regjistruar edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane gjatë ditës së sotme, duke u ngjitur kështu përkatësisht në nivelin e 83.5 lekë dhe 109.2 lekë për njësi.
Ndërkohë, e pandryshuar në raport me vlerat e ditës së premte ka mbetur dollari Australian, i cili vijon të këmbehet për 79.2 lekë në blerje dhe 80.2 lekë në shitje.