Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, thotë se është thelbësore për Shqipërinë që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e të mos humbasë kohë.
Në një intervistë European Western Balkans, Soreca thekson se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë dhe të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim.
Pavarësisht kësaj, ai shprehet se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm.
I pyetur nëse Këshilli Europian duhet të kishte hapur negociatat me Tiranën zyrtare qershorin e kaluar dhe të mos ta shtynte vendimin për në 2019-ën, ambasadori tha se BE përbëhet nga disa institucione dhe se Këshilli nuk e gjeti konsensusin.