Aktori i Teatrit të Kukullave, Alfred Zeneli, ka gati më shumë se dy vite i papunë. Në një rrëfim për Ora News, Zeneli tregon se është hequr padrejtësisht nga puna, ndërsa shpenzimet e përditshme i mbulon vetëm me pensionin e të ëmës dhe kempin e invaliditetit, i cili nuk është më shumë se 8000 lekë në muaj.
"Nëse do të isha në punë nuk do të kisha patericë"
Alfred Zeneli, aktori i Teatrit të Kukullave, endet thuajse çdo ditë pranë kryeministrisë, me banderolën të varur në qafë, nëpërmjet të cilës akuzon kryeministrin për heqjen nga vendi i punës, në të cilin kishte qendruar për shumë vite.
Alfred Zeneli: Nga maji 2016 deri tani unë jam i papunë. Unë nuk kisha asnjë vërejtje, isha i vetmi. Një ditë të bukur vjen Monika Lubonja, bashkë me një pseudojurist i teket hajde të heqim Alfredin nga puna. Arsyet? I din Monika.
Alfredi tregon se pas heqjes nga puna, vështirësitë ekonomike për të janë shtuar.
Alfred Zeneli: Marr një përkrahje 8 mijë lekë, meqë jam invaldi i lindur, por çfarë do bëj me atë 8 mijë lekë. Kur unë e kam me urdhër të mjekut neurokirurg që duhet të bëj fizioterapi sepse po shkoj drejt paralizimit.
Aktori 50 vjeçar ka një thirrje për Kryesministrin Edi Rama.
Alfred Zeneli: Për kryeministrin kam këtë thirrje: Si bëftë e pësoftë. Hoqi Alfredin, unë jam në rrugë të madhe, edhe unë i kam thënë: Ta ardhsha për mort.
Ai thotë se është i vendosur për të rimarrë sërish vendin e punës, për të cilin flet me shumë pasion.
Alfred Zeneli: Ne artistët kemi një gjë, që pasion të bën të vdesësh në skenë.