Frika e sipërmarrësve shqiptarë – Raporti i WEF, kriza fiskale rreziku kryesor, ndjek tregtia e paligjshme

Tuesday, 13 November 2018 14:56

Forumi Ekonomik Botëror radhit krizat fiskale si rrezikun numër një të ekonomisë shqiptare. Këto përfundime dalin në raportin më të fundit të rreziqeve globale të Forumit Ekonomik Botëror që analizon 140 ekonomi të botës, me titull: “Rreziqet rajonale në të bërit biznes”. Një krizë fiskale është rrjedhojë e paaftësisë së shtetit për të balancuar të ardhurat me shpenzimet. Rreziku numër dy për të cilin flet Forumi Ekonomik Botëror është tregtia e paligjshme.

Në vend të tretë ndërkohë radhitet dështimi i mekanizmave apo institucioneve financiare. Në vend të katërt, si rrezik që mund t`i kanoset ekonomisë shqiptare është konflikti ndërshtetëror dhe në vend të pestë renditet katastrofa natyrore së bashku me sulmet kibernetike. Ndërkohë që për fqinjët rreziqet kryesore radhiten papunësia dhe migrimi në shkallë të gjerë, në Shqipëri frikërat duket se janë në terma makro.

Duhet saktësuar fakti se, këto rreziqe janë ato që perceptojnë vetë sipërmarrësit shqiptarë, pasi publikimi vjen në formën e një anketimi, ku në pyetje janë marrë sipërmarrës relativisht të rëndësishëm. Këta të fundit duket se kanë zgjedhur pikërisht krizën fiskale si frikën e tyre më të madhe edhe pse është kryesisht veçori e vendeve në probleme të rënda financiare.

Pavarësisht se indikatorë të ndryshëm nuk sinjalizojnë aspak mundësinë e një krize të mundshme fiskale, përkundrazi, flasin për financa të shëndosha, kjo frikë është disi e bazuar. Një sërë institucionesh të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, BB, apo edhe Komisioni Europian kanë folur për rrezikun fiskal që buron nga skemat e Partneritetit Publik Privat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...