Libri, “Xhelal Çerpja, diamant i kulturës dibrane”, dëshmi për mjeshtrin e artit dhe kulturës shqiptare

Tuesday, 13 November 2018 19:29

Para pak kohësh, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u promovua libri “Xhelal Çerpja, diamant i kulturës dibrane”, me autor Shaqir Çerpja. Promovimi i librit u bë  në sallën e mbushur plot, në praninë e miqve dibranë dhe nga zona të tjera të Shqipërisë, si dhe dashamirësve të artit dhe kulturës, shkrimtarë e artistë e politikanë si kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe deputeti i PD, për Dibrën z.Xhemal Gjunkshi. Moderimin e këtij aktiviteti e bëri aktori Llesh Nikolla, gjatë të cilit folën për librin dhe sollën kujtimet e tyre për Xhelal Çerpen, aktorin, humoristin, valltarin, autorin e teksteve e muzikë të disa këngëve, organizatorin e shumë aktiviteteve kulturore artistike për 40 vite me radhë si drejtues shtwpisw sw kulturws në Zall-Dardhë, por edhe në Maqellarë, Guri i Zi , Shkodër, në Hidrocentralin e Fierzës etj.

Në këtë  takim folën Dr. Hajri Mandri, redaktor i librit, kantautori Esat Ruka – “Mjeshtër i Madh”, i cili këndoi dhe një këngë. Koreografi dhe djali Azis Ndreut, Avni Ndreu solli kujtime të bukura gjatë punës me Xhelal Çerpen, foli dhe këndoi një këngë dhe rapsodi Viktor Paloka, kushtuar posaçërisht artistit Xhelal Çerpja.

Në librin e autorit Shaqir Çerpja kanë shkruar kujtimet e tyre publicisti i njohur Abdurrahim Ashiku, drejtori i Qendrës Kulturore, Veli Vraniçi, regjisori dhe aktori Skënder Cala, Liri Rasha, “Artiste e Merituar” – “Mjeshtër i Madh”, këngëtari Shaban Mziu, kompozitori Përparim Tomçini, ish-mësuesi për disa vite në Zall-Dardhë, gjirokastriti Petro Mejdi e të tjerë. Në këtë takim foli edhe Prof.Dr. Ramazan Bogdani i cili vlerësoi lart figurën e Xhelal Çerpes dhe autorin për librin, i cili solli mbresa nga puna e tij në Dibër.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar vlerësoi Xhelal Çerpen me çmimin “ Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), të cilin kërkoi që ta iua dorëzoj familjareve kryetari i Bashkisë së Kamzës z.Xhelal Mziu.

Në emër të familjarëve dhe të afërmeve të pranishmit në këtë aktivitet i përshëndeti, mbesa e diamantit te kulturës dibrane z.Xhelal Çerpja, Ledjana Dani (vajza e Zamirës, vajzës së Xhelalit), e cila i falënderoi të pranishmit për praninë, autorin e librit për sjelljen në dritë të botimit duke iu qenë të gjithëve mirënjohës për atë që secili kishte dhënë, vlerësuar për gjyshin e saj. Ledjana para të pranishmëve solli dhe momente pikante nga marredhënia e saj me gjyshin e saj Xhelalin, i cili për të ishte idhull, ishte shembulli se si mund të jesh i suksesshëm në jetë.

Promovimi, libri dhe autori

Autori Shaqir Çerpja kishte kohë që punonte për këtë libër, për një nga mjeshtrin e palodhur te artit dibran dhe jo vetëm, por dhe atë shqiptarë siç ishte Xhelal Cerpja. Më është dashur para ca vitesh ta takoj Shaqirin në një rrugëtim e më rrëfeu për punën që po bënte për të ardhur në momentin magjik për të, të konkretizimit dhe botimit të librit. Ka mjaftuar një ftesë publike në rrjetin social FB të autorit Shaqir Cerpja dhe salla e Muzeut Historik Kombëtar do të tejmbushej. Të tjerë do ta uronin Shaqirin për botimin në pamundësi për të marrë pjesë, duke e vlerësuar për punën e kujdesshme që ka bërë në daljen në dritë të këtij botimi. Libri kushtuar Xhelal Çerpes, një artist shumë dimensional, në fushën e kulturës, jo vetëm në Dardhë, por edhe më gjerë është një është një dëshmi e gjallë jo vetëm për ata që e kanë njohur nga afër dhe bashkëpunuar më të, por dhe për brezat e rinj. Xhelal Çerpja, me punën e pasionin e tij, e ngriti dhe e njohu grupin artistik të Zall Dardhës, jo vetëm në Dibër, por në të gjithë Shqipërinë e jashtë kufijve shtetërorë. Libri është një përmendore e shkruar me dashuri e përkushtim, me një kronologji ngjarjesh, me episode interesante për Xhelalin. Në këtë libër autori Shaqir Çerpja përpiqet me mjeshtëri të flasë për Dardhën, origjinën e Xhelalit vet personazhin, fisin Çerpja, krijimtarinë e pafundme të tij, dhe sigurisht në libër nuk mungojnë edhe opinione, mendime dhe vlerësime për diamantin e kulturës dibrane, mjeshtrin e artit dhe kulturës shqiptare, Xhelal Çerpen, pa lënë pa përmendur dhe atë të cilën e mbështeti në karrierën e tij të shkëlqyer, bashkëshorten e tij, Florën.

Libri shoqërohet me shume fotografi, jo vetëm familjare, por më njerëz të artit, në role dhe aktivitete kulturore. Shkrimtari Shaqir Çerpja e mbyll librin e tij me një thënie shumë të bukur, duke e quajtur jo vetëm diamant i kulturës dibrane, por vetë Xhelali ishte ritëm vallje e refren kënge. Mina Hysa

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 23:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...