Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje ditën e sotme për të mbështetur një protestë që bëhet kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar hyrjen në Shqipëri të makinave që kanë mbi 10 vjet në qarkullim.
Statusi i plotë:
Proteste e fuqishme kunder vendimit antipopullor te ndalimit te importit te makinave me perdorim mbi dhjete vjet!
“NJOFTIM
Diten e sotme me 14/11/2018 do te zhvillohet nje proteste paqesore e cila ka ne thelb kundershtimin e ligjit per importin e makinave te cilat kane mbi 10 vite ne qarkullim. Projektvendimi I ketij ligji eshte propozuar nga Ministri I Mjedisit z.Blendi Klosi me motivin se keto makina sjellin ndotje te larte gje e cila nuk eshte aspak e vertete sepse nese ndotja do te vinte nga keto automjete atehere koalidimet do te benin punen e tyre duke ndaluar qarkullimin e ketyre automjeteve. Ndotja e mjedisit vjen kryesisht nga fabrikat te cilat leshojne re te zeza tymi por edhe nga cilesia e dobet e naftes.
Ky vendim qe pritet te hyje ne fuqi eshte nje sulm I drejtperdrejte qe I behet biznesit te vogel dhe jo vetem, por cdo qytetari te republikes se Shqiperise I cili nuk e ka luksin te bleje nje automjet te vitit 2010-te e lart.
Bizneset e vogla te cilat preken nga ky projektligj qe con thuajse ne falimentimin e tyre jane ato qe meren me procesin funksional te automjeteve: Xheneriket, motorrist, tapicier, elektroaut , karotrecet e brendshem dhe internacional etj...
Gje e cila perkthehet ne mijera te papune te shtuar! Ndaj ju ftojme te na bashkoheni sot ne oren 11:00! Vendodhja tregu I makinave Durres!
Ju Faleminderit per mirekuptimin!”