Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion mbi rritjen e çmimit të karburantit në Francë. Shoferët po planifikojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor, pasi çështja është përshkallëzuar në mediat sociale me zemërim me rritjen e kostove. Megjithatë, Macron ka këmbëngulur se taksat doganore mbi benzinën duhet të rriten, për të promovuar dhe zhvilluar forma më të gjelbërta të transportit.
Por, si krahasohen çmimet e karburantit në Francë me vendet e tjera në Europë?
Franca vjen në numrin 11 përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Europë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas FuelsEurope.
Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, me një litër karburanti që kushton 1,75 euro më 13 nëntor, shkruan Euronews.
Holanda, Islanda, Italia dhe Greqia ishin gjithashtu midis pesë vendeve më të shtrenjta në Europë, dhe midis 20 vendeve të botës.
Në anën tjetër të shkallës, Rusia, Moldavia, Ukraina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të karburantit.
Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 17, për një litër karburant paguan 1.38 euro. Vendi ynë sipas “FuelsEurope” paguan më shumë se çdo vend tjetër në rajon, përveç Malit të Zi që qëndron në të njëjtat vlera.
Ndërkohë kostoja e karburantit mbetet një çështje në Bullgari. Mijëra veta dolën në rrugë atje të dielën për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe rritjes së taksave për makinat më të vjetra dhe më ndotëse.