Policët me origjinë shqiptare, percollën eshtrat e Mid’hat Frashërit

E mërkurë, 14 November 2018 22:19

Eshtrat e një prej personaliteteve më të shquara kombëtare, Mid’hat Frashëri, gjatë ceremonisë së zhvarrosjes në SHBA, u shoqëruan nga anëtarë të policisë së Nju Jorkut me origjinë shqiptare.

Qeveria shqiptare vendosi që eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqiptare të zhvarroseshin në SHBA dhe të ktheheshin në atdhe.

Ai vdiq nga një sulm në zemër në Lexington Hotel në Lexington Avenue në Nju Jork dhe është varrosur në Varrezat Ferncliff në Nju Jork në vitin 1949.

Login to post comments