Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

E mërkurë, 14 November 2018 22:54

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit.

Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë së Shqipërisë, duke treguar se nuk u paraqiten dy alfabete, por 36-të.

Plasari: Të ishin dy alfabete do ishin shumë mirë, por ishin 36 alfabete. Ishte çmenduri që një vend i vogël, në luftë të kishte 36 alfabete. Sepse çdo shqiptar me mend që dinte të shkruante sajonte një alfabet në vete. Pikërisht kjo gjë e detyroi Fishtën të thoshte se pas çdo ferre në shqipni del një litear me alfabetin e vet. Ajo që ndodhi në Kongresin e Manastirit ishte një mrekulli e vërtetë.
Persa i perket akuzave per Mid'had Frashërin si tradhetar, Plasari tha se ka mbaruar koha kur nxirrje nga thesi vetëm dokumentët që të interesojnë. Sipas studiuesit, po te ishte Frashëri dhe Balli Kombetar tradhëtar, atehere pse Enver Hoxha beri bashkepunimin ne Mbledhjen e Mukjes.

Login to post comments